Ministri Maqedonci ka qëndruar sot në Gjilan, ku së bashku me kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë zhvilluar një takim me banorët dhe aktivistët në fshatin Zhegër.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, takimet e vazhdueshme po dëshmojnë për një mbështetje në rritje ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ekipit të tij, duke forcuar besimin se ndryshimi do të vazhdojë të ndodhë në çdo cep të vendit.
Komunikata e plotë:
Në Zhegër, Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, u takuan dhe bashkëbiseduan me aktivistë dhe banorë të fshatit në frymën dhe entuziazmin e 9 shkurtit.
Përkrahja për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrin Albin Kurti po rritet çdo ditë anë e kënd vendit.
#cepmëcep