Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se partitë kanë bërë premtime të mëdha, duke shpresuar që ato të realizohen.
Ai ka vlerësuar se shumica e partive kanë bërë përllogaritje të mira dhe premtime të arsyeshme, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë një interviste, Jasharaj ka theksuar se gjatë katër viteve të qeverisjes, kryeministri Albin Kurti ka qenë i zëshëm, por nuk ka bërë asgjë konkrete për arsimin, dhe se ka pasur mungesë të dialogut me të.