Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se puna për transformimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” po vazhdon me intensitet të lartë, pavarësisht kushteve dimërore.
Sipas tij, ky projekt madhor, me vlerë 2.4 milionë euro, po i afrohet përfundimit dhe pritet të sjellë përmirësime të mëdha në infrastrukturën e qytetit.
“Me katër korsi për qarkullim më të lehtë, trotuare të sigurta për këmbësorët, shteg për biçikleta dhe infrastrukturë të re nëntokësore, ky investim i përbashkët i Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Infrastrukturës do ta bëjë qytetin tonë më modern dhe më funksional,” ka deklaruar Hyseni.