Zvicra e jashtëzakonshme, fitoi pikë të madhe në përballje me pesë herë kampionin e botës, Brazili, në ndeshjen e vlefshme të grupit E në Kampionatin Botëror. Shqiptarët e Zvicrës barazuan me rezultat 1:1 me Brazilin, në sfidën e parë, që u zhvillua në stadiumin “Rostov Arena”. Në një atmosferë drithëruese, futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka dhe Valon Behrami, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 71-të, me bashkëlojtarë dëshmuan lojë të madhe. Në minutën e 3-të, Blerim Xhemaili kërcënon portën e Brazilit, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë. Paulinho në minutën e 12-të humbi një rast ideal, i cili nga afërsia gjuajti jashtë portës së Zvicrës. Në minutën e 20-të, Philippe Coutinho nga rreth 19-20 metra dërgoi një projektil të vërtet që përfundoi në shtyllë dhe brenda portës së Zvicrës. Ky ishte eurogol i Coutinhos, ndërsa portieri Sommer as që kishte fuqi të ndalë këtë goditje të fuqishme.
Zvicra pas shumë përpjekjeve barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 50-të. Xherdan Shaqiri nga korneri harkoi për bukuri, ndërsa Stefen Zuber kërcen më së larti e nga afërsia me kokë godet fortë topin, duke dërguar në pjesën e lartë dhe la të shtangur portierin Alisson. Në minutën e 73-të, Blerim Xhemaili nga pozita qendrore rreth 18 metra, por goditi plogësht dhe pa telashe e ndali portieri Alisson.
Në minutën e 90-të, portieri Sommer hero i sfidës, ndalë një goditje të fuqishme me kokë nga ana e Firminos. Më pas Mirandas humbë një rast të qind për qind, për fat të portierit të Zvicrës topi shkoi jashtë portës. Zvicra barazoi me rezultat 1:1 me Brazilin, një pikë shumë e madhe. Me 22 qershor Zvicra takohet me Serbinë, kurse Brazili ndeshet me Kosta Rikën. Serbia kryeson në grupin E me 3 pikë, pasojnë Zvicra e Brazili me nga 1 dhe Kosta Rika e fundit me 0 pikë.
Shqiptarët e Zvicrës fituan një pikë të madhe ndaj Brazilit
Ndani këtë artikull