Deputetja e Kosovës, Ganimete Musliu, e cila po kërkon edhe një mandat për të vazhduar angazhimin e saj politik, ka shprehur mbështetje të fuqishme për kandidaturën e Ilir Tahirit, djalit të dëshmorit të UÇK-së, Abdullah Tahiri.
Ajo e ka cilësuar Ilirin si një aktivist të palodhur dhe një shembull të përkushtimit ndaj vendit, duke ftuar qytetarët që ta mbështesin atë në garën për deputet.
Ilir Tahiri, i cili mban numrin 104 në listën e PDK-së, sipas Musliut, është një kandidat që meriton besimin e qytetarëve për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.