Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan do të mbajë nesër (e enjte) dy takime me banorët e lagjeve “Xhamia e Vogël” dhe “Qendra e Qytetit”.
* Takimi me banorët e lagjes “Xhamia e Vogël” do të mbahet në shkollën “Thimi Mitko” në ora 17:00.
* Takimi me banorët e lagjes “Qendra e Qytetit” do të zhvillohet në sallën koncertale të Shkollës së Muzikës, në ora 18:30.
LDK fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë dhe të jenë pjesë e diskutimeve mbi çështjet dhe zhvillimet e rëndësishme për qytetin.