Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numër 4 në listë, Lutfi Haziri, ka vazhduar takimet me bizneset gjilanase, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së sektorit privat.
Gjatë vizitës në kompaninë Call Center Clear Line, ai shprehu mirënjohjen për investimet që po krijojnë vende të reja pune dhe po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të qytetit.
Haziri, së bashku me kandidatët tjerë të LDK-së dhe kryetarin Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin për krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset, duke siguruar përkrahje maksimale nga shteti për një ekonomi më të fortë.
Statusi i plotë:
Ma keni ndreq javën, jo veç ditën. Dashnia po e shpëton Gjilanin.
Falënderim deri në përulje për pritjen e ngrohtë të kompanisë Call Center Clear Line, me pronar Musah Sahitin e drejtor menaxhues, Fitim Bajramin, e cila e ka nisur furishëm operimin në Gjilan. Njëri nga gjashtë bizneset që operojnë në Kosovë, erdhi nga Gjermania dhe punësoi qindra punëtorë. Përgëzime.
Bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje, do të kujdesemi qër përkrahjen maksimale të shtetit ndaj sektorit privat, duke krijuar lehtësira për operim sa më të suksesshëm.
Ndryshimi i madh me LDK-në po vjen më 9 shkurt!