Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numër 46, Zenun Pajaziti, ka zhvilluar një takim në Mitrovicë, ku ka vlerësuar rolin historik të këtij qyteti në proceset shtetndërtuese të Kosovës.
Ai ka kujtuar bashkëpunimin e tij me figura të shquara mitrovicare, si Kadri Veseli, Bajram Rexhepi dhe Bedri Hamza, të cilin e cilëson si kryeministrin e ardhshëm të vendit.
Duke theksuar rëndësinë e Mitrovicës në historinë politike dhe ekonomike të Kosovës, Pajaziti ka përsëritur vizionin e tij për një qeverisje më të mirë dhe më të fuqishme.
“Kosova mundet më mirë!” – është mesazhi i tij nga Mitrovica.
#ZenunPajaziti46 #PDK131 #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2