Kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me numër 21, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka vizituar Poliklinikën Diagnoza në Gjilan, një nga institucionet e shëndetësisë që ofron shërbime mjekësore të avancuara për komunitetin.
Gjatë vizitës, ajo vlerësoi përpjekjet dhe avancimet në fushën e kujdesit shëndetësor, duke theksuar rëndësinë e këtyre shërbimeve për qytetarët e Gjilanit.
Ky takim u konsiderua një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së komunitetit.
Statusi i plotë:
Vizita jonë tek Poliklinika Diagnoza – një mundësi për të parë nga afër shërbimet e avancuara mjekësore që ofrohen për qytetarët e Gjilanit. Një hap i rëndësishëm për kujdesin dhe shëndetin e komunitetit!
–
#LDK124 #LumirAbdixhiku1 #LutfiHaziri4 #valentinabunjakurexhepi21 #bëhundryshimi