Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besianë Musmurati, ka vlerësuar lartë Bedri Hamzën, kandidatin e kësaj partie për kryeministër.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Musmurati ka theksuar se Hamza është një politikan që nuk merr vendime pa u siguruar për koston dhe realizueshmërinë e tyre.
Musmurati ndau detaje gjatë procesit të harimit të programit duke thënë se “nuk ka pasur shansa një pikë me hy në program pa qenë e kostuar dhe mirë e menduar.”
“Për çka e vlerësoj shumë Bedri Hamzën tash që po më bie edhe me njoftë edhe personalisht dhe me punu me të nga afër është që më të vërtetë e matë shumë fjalën derisa e thotë. Derisa arritëm ta finalizojmë programin, po flas sidomos për pjesën e arsimit ku kemi pasur shumë ballafaqime, ka qenë të puna e kostos, sepse për secilën politikë që e kemi propozu, kur diskutonim me të, gjithmonë pyetja kryesore ka qenë: sa kushton dhe qysh ki mëndu që mund ta bëjmë këtë punë. Gjithmonë, nëse s’i ke pasur këto dy përgjigje, nuk ka pasur shansa një pikë me hy në program pa qenë e kostuar dhe mirë e menduar se a mund t’ia dalim apo jo.” – tha ajo.