Ka nisur ndërtimi i gjashtë urave të reja në Komunën e Gjilanit. Punimet për ndërtimin e urës së parë kanë filluar në fshatin Livoç i Epërm. Urat e reja po bëhen me qëllim të lëvizjes më të lehtë të qytetarëve.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se do të ndërtohen 6 ura të reja, për të lidhur qytetarët cep më cep të Gjilanit.
“Projekti ka nisur me ndërtimin e urës së parë në fshatin Livoç i Epërm dhe do të realizohet me një investim total prej 206 mijë euro. Për lëvizje më të lehtë për qytetarët tanë, për Gjilanin që duam”, tha kryetari Alban Hyseni.