Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot një tubim elektoral në fshatin Përlepnicë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Takimi do të zhvillohet në Shtëpinë e Kulturës “Zijah Shemsiu” duke filluar nga ora 18:00. Pritet që në tubim të marrin pjesë kandidatët për deputetë dhe përfaqësues të partisë, të cilët do të prezantojnë programin e PDK-së dhe zotimet për mandatin e ardhshëm.