Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nazim Gagica, me numrin 43 në listë, ka vizituar sot disa biznese lokale të udhëhequra nga gratë në Gjilan, së bashku me kandidaten për deputete, Zaki Asllani.
Ai theksoi se këto biznese, pavarësisht suksesit të tyre, përballen me sfida të mëdha dhe se është e nevojshme ndërhyrja e qeverisë për t’u ofruar lehtësira financiare, ulje taksash dhe qasje më të lehtë në kredi.
Gagica theksoi se mbështetja për këto biznese nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe një hap drejt fuqizimit të grave dhe zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë lokale.
Statusi i plotë:
Bizneset e vogla dhe të mesme, sidomos ato të udhëhequra nga gratë, janë shtylla kryesore e ekonomisë lokale, por shpesh përballen me sfida të mëdha që rrezikojnë funksionimin e tyre.
Sot, bashkë me kandidaten për deputete nga Gjilani, Zaki Asllani i, vizituam disa biznese lokale të udhëhequra nga gratë e që janë storie suksesi.
Ndërhyrja e qeverisë, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, është e domosdoshme për të ofruar lehtësira financiare, ulje të taksave, qasje më të lehtë në kredi dhe programe mbështetëse për trajnime dhe mentorim. Përmirësimi i kushteve për këto biznese jo vetëm që do të ndihmojë në mbijetesën e tyre, por gjithashtu do të krijojë një mjedis më të favorshëm për rritje dhe për hapjen e bizneseve të reja.
137✅️ Për Kosoven Fituese