Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjakovës, ku tre fëmijë humbën jetën tragjikisht pas shembjes së një muri. Kjo ngjarje ka shokuar jo vetëm familjet e viktimave, por të gjithë opinionin publik kosovar.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Selver Xhelili ka shprehur ngushëllime për familjet e fëmijëve dhe ka kërkuar që autoritetet të zbardhin sa më parë rrethanat e tragjedisë. Ai theksoi se ngjarja ka lënë pas një trishtim të thellë për të gjithë shoqërinë kosovare, duke shtuar se është e nevojshme që drejtësia të bëjë punën e saj për të hetuar rastin.
“Është e tmerrshme ajo që ndodhi në Jabllanicë të Gjakovës. Fëmijët humbën jetën në rrethana ende të pashpjegueshme. Ngushëllime familjeve dhe kërkojmë nga drejtësia që ta zbardhin rastin tragjik!” – ka shkruar Xhelili.