Lëvizja Vetëvendosje, dega në Gjilan, ka paralajmëruar mbajtjen e një takimi me qytetarët e qytetit.
Takimi do të zhvillohet me banorët e tri lagjeve të qytetit: ‘Rruga e Prishtinës’, ‘Kodra e Dëshmorëve’ dhe ‘Qendra’.
Takimi është planifikuar të mbahet sot në orën 18:00 në shkollën “Sadullah Brestovci”, ku përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje do të diskutojnë me qytetarët mbi çështjet dhe nevojat që prekin këto lagje dhe qytetin në përgjithësi.