Kandidati për deputet nga AAK, Nazim Gagica, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e komunës, ku bashkë me kandidatin Bekë Berisha dhe këshilltaren komunale Ardita Ukshini, diskutuan për shqetësimet dhe vizionin e tyre për të ardhmen.
Gagica theksoi se rinia është energjia kryesore e shoqërisë dhe se angazhimi për krijimin e mundësive më të mira për ta do të vazhdojë me përkushtim.
Statusi i plotë:
Shumë i kënaqur që pata mundësinë të diskutoj me të rinjtë e komunës sonë, së bashku me kandidatin për deputet Bekë Berisha dhe këshilltaren komunale Ardita Ukshini.
Rinia është energjia që i jep jetë të ardhmes sonë, dhe është shumë e rëndësishme që të dëgjojmë shqetësimet, idetë dhe vizionin e tyre për një të ardhme më të mirë.
Kjo është vetëm fillimi i bashkëpunimit dhe angazhimit tonë për të krijuar mundësi më të mira për ta. Ne do të vazhdojmë të mbështesim rininë dhe t’i japim hapësirë për t’u zhvilluar dhe kontribuar në shoqërinë tonë.