Kandidati për deputet nga PDK me numër 83, Selver Xhelili, ka vizituar sot familjen Kiçina në Baincë të Drenicës, një familje me vlera të larta kombëtare dhe atdhetare.
Ai ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe mbështetjen e kësaj familjeje, e cila ka dhënë sakrifica të mëdha për lirinë e Kosovës.
Përmes kësaj vizite, Xhelili ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave të luftës dhe kontributit të familjeve që kanë sakrifikuar për vendin.
Statusi i plotë:
Sot, vizitova familjen Kiçina në Baincë të Drenicës, të
cilën e falenderojmë shumë për mikëpritjen, ngrohësin dhe mbështetjen e saj. Një familje dhe një shtëpi me vlera kombëtare e atdhetare, që derdhën gjak e dhanë shumë për të gëzuar ne sot lirinë.