Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Gjilan ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin e madh elektoral që do të mbahet të martën, më 4 shkurt, në ora 17:00, në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”. Në këtë tubim do të jetë i pranishëm edhe kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza.
Në komunikatën e saj, PDK ka theksuar se qytetarët e Gjilanit janë të vendosur për ndryshim dhe më 9 shkurt do të votojnë për një qeverisje më të mirë. “Gjilani do të flas të martën, sepse ka vendosur që më 9 shkurt të veproj dhe të votojë për Bedri Hamzën kryeministër të Kosovës,” thuhet në njoftimin e kësaj partie.
PDK fton qytetarët të bëhen pjesë e këtij tubimi, duke theksuar se është koha për një të ardhme më të mirë për Gjilanin dhe Kosovën.