Lutfi Haziri, kandidat për deputet nga LDK, ka theksuar rëndësinë e dashurisë dhe përkushtimit për Gjilanin, duke vlerësuar historinë dhe luftën e heroikëve të Bresalcit dhe fshatrave të tjera për lirinë e shqiptarëve.
Ai ka siguruar se, së bashku me kolegët e tij, do të angazhohet për të mbështetur projekte zhvillimore të rëndësishme për qytetin, siç është ndërlidhja e autostradës Prishtinë-Bresalc-Gjilan-Dheu i Bardhë.
Statusi i plotë:
Bresalci madhështor, e rikonfirmoi se dashnia po e shpëton Gjilanin.
Falemiderit deri në përulje kësaj vatre të kryengritësve për lirinë e shqiptarëve, përfshirë Poneshin, Zhegocin, Verbicën e Zhegocit, Kishnapolen, Sllakocin e Gadishin.
Bashkë me kolegët e mi do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore siç është Autostrada Prishtinë-Bresalc-Gjilan- Dheu i Bardhë.
Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!