Ish-arsimtari Mustafa Jonuzi është ndarë nga jeta.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Jonuzi, i njohur për kontributin e tij në arsim, ka lënë pas një trashëgimi të çmuar në edukimin e gjeneratave të reja.
Njoftimi:
“Vërtet nga Allahu jemi të krijuar dhe tek Ai është kthimi ynë”
Familje dhe miq
Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer ju njoftojmë se sot me caktimin e Allahut në moshën 78 vjeçare,ndërroi jetë më i dashuri jonë
babai,gjyshi Mustafë (Ahmet)Jonuzi.
Varrimi bëhet sot me namaz të Ikindisë 03.02.2025 tek varrezat e qytetit Gjilan.
Të pikëlluar familja Jonuzi.