Foto ilustrim
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Parallovë, në rrugën Gjilan–Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Radio Star se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00.
Si pasojë, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar, ku njëri prej tyre është dërguar për trajtim në Spitalin e Prishtinës, jashtë rrezikut për jetë, ndërsa pesë të tjerët, me lëndime të lehta, janë liruar për në shtëpi.
Njësia e trafikut rajonal po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.