Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nga Gjilani, Lutfi Haziri, ka falënderuar banorët e Cernicës, Gumnishtës, Kravaricës dhe Vrapçiqit për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj partisë së tij.
Ai theksoi se ky besim e bën LDK-në më të përgjegjshme në angazhimin për projekte zhvillimore dhe kthimin e dinjitetit të gjilanasve.
Haziri, kandidat me numrin 4, ka ftuar qytetarët të bashkohen në manifestimin politik që do të mbahet më 6 shkurt, në orën 18:00, në bulevardin “Ibrahim Rugova” dhe sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”.
Statusi i plotë:
Përkrahja dhe besimi i jashtëzakonshëm i banorëve të Cernicës ndaj LDK-së, na bënë krenarë dhe më të përgjegjshëm.
I falënderojmë deri në përulje për këtë përkrahje banorëve të këtij fshati, Gumnishtës, Kravaricës e Vrapçiqit.
Ne, kandidatët e LDK-së nga Gjilani, zotohemi se do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore në Kuvendin e Republikës, për t’ua kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur gjilanasve.
Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!
Manifestimin e madh politik e bëjmë bashkë më 6 shkurt, në orën 18:00, në bulevardin “Ibrahim Rugova” dhe sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”.