Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot tubimin e saj në sheshin “Rexhep Mala & Nuhi Berisha” në Gjilan, pas një sërë vizitash në biznese dhe familje të qytetit.
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me kandidatët për deputetë, vizituan disa biznese private dhe familjen Berisha, ku u pritën ngrohtësisht.
Hyseni ka falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit për çdo cep e çdo zemër.
Statusi i plotë:
Sot me Kryeministrin Kurti dhe kandidatët për deputet vizituam Poliklinikën Unicamed, familjen e madhe Berisha, dhe në fund, u bashkuam në tubimin madhështor në sheshin Rexhep Mala & Nuhi Berisha.
Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme!
118 – Çdo cep, çdo zemër!
🤝🔥