Kandidati për deputet nga PDK, Selver Xhelili, ka shprehur përkushtimin e tij për të mbështetur të rinjtë në Kosovë, duke u angazhuar për krijimin e mundësive të reja për punësim, zhvillimin e shkathtësive dhe përmirësimin e arsimit.
Ai thekson se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet më fort në Kuvendin e Kosovës dhe premton të jetë përfaqësuesi i tyre në këtë proces.
Statusi i plotë:
Të rinjtë dhe të rejat janë e ardhmja e vendit tonë, Kosovës, dhe është koha që zëri i juaj të dëgjohet më fort se kurrë në Kuvendin e Kosovës. Si kandidat për deputet, angazhimi im kryesor është të përfaqësoj interesat tuaja dhe të siguroj që politikat që do të miratohen do të shërbejnë për një të ardhme më të mirë për brezin e ri.
Jam i përkushtuar të krijoj mundësi për punësim, të mbështes zhvillimin e shkathtësive dhe edukimit cilësor, dhe të siguroj mbështetje për ata e ato të reja që kanë ambicie të ndërtojnë biznesin e tyre. Unë e di që të rinjtë përballen me sfida të shumta, por besoj se me bashkëpunim dhe përkushtim mund të krijojmë një klimë ku secili prej jush të mund të realizojë potencialin e tij e të saj.
Do të jem gjithmonë në krah të jush, duke dëgjuar dhe mbrojtur interesat tuaja. Kam besim se vetëm me një rini të fuqishme dhe të angazhuar mund të ndërtojmë një shoqëri përparuese. Bashkë mund të bëjmë ndryshimin që kërkojmë!
Ma jepni besimin, ua kthej me përgjegjësi e përfaqësim.
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅