Kandidati për deputet nga AAK, Nazim Gagica, premton lehtësira fiskale për bizneset si një hap kyç drejt zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit.
Përmes taksave dhe tatimeve progresive, ai synon të stimulojë investimet dhe të krijojë mundësi të reja për hapjen e vendeve të punës.
Gagica thekson se këto masa janë të domosdoshme për një ekonomi më të qëndrueshme dhe konkurruese, duke ftuar qytetarët ta mbështesin në zgjedhjet e 9 shkurtit me votën për numrin 43.
Statusi i plotë:
Do të implementohen lehtësira fiskale në formën e taksave dhe tatimeve progresive për bizneset, me qëllim stimulimin e zhvillimit të mëtejshëm dhe nxitjen e krijimit të bizneseve të reja. Këto masa do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik, duke krijuar mundësi të reja për investime dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.
Zhvillimi ekonomik i vendit është i mundur përmes këtyre nismave në numrin 137✅ për Kosovën Fituese, dhe në numrin tim 43✅!