Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë një manifestim të madh politik më 6 shkurt në Gjilan.
Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht në këtë tubim, i cili do të mbahet në orën 18:00, në Bulevardin “Ibrahim Rugova” dhe sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”.
Haziri ka bërë thirrje për një pjesëmarrje të madhe, duke e cilësuar këtë ngjarje si një “kryengritje politike” për të ardhmen e Gjilanit. “Dashuria po e shpëton Gjilanin,” ka theksuar ai, duke nënvizuar rëndësinë e këtij mobilizimi qytetar.