Logo e re e Federatës së Futbollit të Kosovës tashmë është inkorporuar edhe në ueb faqen zyrtare të kësaj federate, dhe në komunikimet zyrtare të këtij institucioni.Dizajni që është publikuar të shtunën, bashkë me sponsorin e ri teknik dhe që atëherë ka zgjuar reagime të shumta, që nga kundërshtimet e tifozëve, deri tek një peticion online për tërheqjen e kësaj logoje nga qarkullimi, madje është paralajmëruar edhe një protestë.
Mirëpo, me publikimin e logos, përveç reagimeve ka shpërthyer edhe një skandal i madh. Fituesi i konkursit është dhëndëri i Drejtoreshës së FFK-së për marketing.Diturie Hoxha, drejtoresha e marketingut e pranon se dhëndëri i saj është fitues, por pohon për Insportin se “nuk e ka ditur se që është fjala për të meqë punimet në konkurs janë dorëzuar në zarfe dhe kanë qenë me shifra”.
Hoxha, e cila edhe më herët ka qenë e përfshirë në skandale financiare me FFK, gjegjësisht me një kontratë të dyshimtë për shitjen e biletave në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë nuk mendon se ka pasur çfarëdo parregullsie në konkurs.