Lutfi Haziri, kandidat për deputet nga LDK, shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për mbështetjen masive të fshatit Llashticë, të cilin e cilësoi si një bastion të kryengritësve dhe nacionaldemokratëve.
Ai theksoi rëndësinë e sakrificave të fshatit për lirinë e shqiptarëve dhe shprehu besimin e tij se kjo mbështetje do të kontribuojë në ndryshimin politik që pritet të fillojë më 9 shkurt.
Statusi i plotë:
Ndihemi pafundësisht mirënjohës e të impresionuar me përkrahjen kaq madhështore të Llashticës.
Llashtica është Reçaku i Anamoravës, fshati i kryengritësve më të mëdhenj e i nacionaldemokratëve, që ka sakrifikuar shumë për ditët e sotme.
I kujtojmë dhe nderojmë më përulje të gjithë të rënët për lirinë e shqiptarëve.
Ju falënderoj për këtë mbështetje madhështore në formë të kryengritjes politike, duke i dhënë besim rekord listës së LDK-së.
Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!
Manifestimin e madh politik e bëjmë bashkë më 6 shkurt, në orën 18:00, në sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”.