Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan do të mbajë nesër, më 5 shkurt, një tubim elektoral në lagjen “Ramiz Cërnica”.
Takimi do të zhvillohet në SHFMU “Nazmi Hoxha” duke filluar nga ora 18:00, ku do të jenë të pranishëm edhe kandidatët për deputetë.
Ky tubim është pjesë e fushatës së Vetëvendosjes, e cila kulmon më 9 shkurt 2025. Organizatorët ftojnë qytetarët t’u bashkohen në këtë ngjarje.