Kandidati për deputet i PDK-së, Selver Xhelili, ka shprehur mirënjohjen e tij për pritjen dhe mbështetjen e banorëve të Polacit të Skenderajt gjatë fushatës zgjedhore.
Ai vlerësoi përkushtimin e tyre për Partinë Demokratike të Kosovës dhe vizionin e Bedri Hamzës për një qeverisje më të mirë.
Xhelili theksoi se besimi i dhënë nga Polaci është një motivim shtesë për të vazhduar punën me përkushtim në realizimin e zotimeve të PDK-së.
Statusi i plotë:
Mikpritje vëllazërore në Polac të Skenderajt
Shprehi falënderimin tim nga zemra për banorët e Polacit të Skenderajt për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe mbështetjen e dhënë për PDK-në gjatë fushatës për Zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës. Përkushtimi dhe angazhimi i tyre për të mbështetur PDK-në dhe listën e kandidatëve për deputetë, është një pasqyrë e besimit dhe shpresës që kanë në vizionin dhe programin e Bedri Hamzës dhe ekipit të tij profesional dhe etik, që synon përmirësimin e kushteve të jetesës dhe qeverisjen ma të mirë të Kosovës.
Në çdo hap të fushatës, banorët e Polacit treguan dashamirësinë dhe gatishmërinë për të kontribuar në ndihmën e forcimit të Kosovës, duke ia besuar qeverisjen PDK-së në nivel qendror, nga modeli i mirë edhe i qeverisjes në nivel lokal. Ne jemi të nderuar për mbështetjen që na dha Polaci dhe do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të realizuar çdo premtim që kemi dhënë në Polac e kudo tjetër.
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅