Kushtrim Rexhepi sapo ka përfunduar një tjetër edicion të suksesshëm duke mbyllur vitin kalendarik me 14 gola dhe 7 asistime në Ligën e Parë, shkruan Gazetasheshi.com.
Sulmuesi i Bashkimit të Koretinit ishte ndër më meritorët për suksesin e “portokallinjëve”, ndërkohë që në shumë ndeshje ishte vendimtarë me realizimin e golave të tij.
Me të përfunduar kampionati Rexhepit i ka skaduar edhe kontrata me ekipin e Bashkimit, ndërkohë që është i hapur edhe për klubet tjera që kërkojnë ti kenë shërbimet e tij.
“Më ka skaduar kontrata me Bashkimin e Koretinit dhe tani jam futbollist i lirë. Do të shqyrtoj ofertat me kujdes që vijnë në drejtimin tim dhe besoj se të tilla nuk do të mungojnë pasi që kam patur një edicion fantastik”, është shprehur Rexhepi.
Rexhepi është shumë i dashur për publikun në Koretin, derisa ka fituar edhe epitetin “Perandori”.