Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Selver Xhelili (#83), ka zhvilluar një vizitë në Drenicë, ku është ndalur te një nga shembujt më të mirë të ndërmarrësisë vendore – fabrika e kërpudhave.
Ai theksoi se Drenica nuk është vetëm një simbol i patriotizmit, por edhe një qendër e përkushtimit dhe kreativitetit në biznes.
Xhelili kërkoi më shumë mbështetje nga Qeveria e Kosovës për bizneset, veçanërisht për lehtësimin e eksportit, duke theksuar se si deputet i ardhshëm do të jetë zëri i ndërmarrësve në Kuvend.
Statusi i plotë:
Herët në mëngjes, zhvillova një vizitë të veçantë e me shumë inspirim në Drenicë. Drenica nuk na frymëzon vetëm për patriotizëm, por edhe për ndërmarrësi. Fabrika e kërpudhave në Drenicë është narracion i përkushtimit, kreativitetit dhe suksesit. Ajo ka nevojë për më shumë mbështetje nga Qeveria e Kosovës, veçmas për eksport. Si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, duke pasur përvojë ndërmarrësie, do të jem zëri i nevojave dhe kërkesave të bizneseve të tilla si në Drenicë dhe kudo në Kosovë. Bizneset duhet parë si partnerë dhe faktorë kryesorë në zhvillimin ekonomik.
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅