Çdo ditë e më shumë po i shtohet paniku pushtetit komunal, sidomos tani pak ditë para zgjedhjeve nacionale
Aspak nuk është e vërtet se do të mbesin pa paga 2700 punëtorë dhe shërbyes civil, si pasojë e mos miratimit të buxhetit për komunën e Gjilanit. Ata nga marsi do t’i marrin pagat normalisht pa asnjë vonesë.
E vërteta e hidhur ëshë e rëndë vetëm për kryetarin e komunës, sepse sipas ligjit të financave, nga 1 marsi do ta ketë një administrator nga ministria e financave që do të menaxhojë buxhetin e Gjilanit për këtë vit. Kjo është e vetmja pasojë, për mos miratimin e buxhetit komunal deri më 28 shkurt.
Kryetari e ka humbur plotësisht besimin e qytetarëve të Gjilanit, ashtu qysh e ka humbur më parë besimin e përfaqësuesve të tyre në Kuvendin Komunal, ashtu qysh e ka humbur besimin edhe të vet asambleistëve të VV-së, ku edhe sot në seancën “urgjente” të thirrur nga ai, i janë përgjigjur vetëm 6 nga 10 sa janë në Kuvendin Komunal.
Kryetar qetësoje veten pak këto ditë dhe prite verdiktin e qytetarëve të Gjilanit më 9 shkurt.