Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Selver Xhelili, ka zhvilluar një vizitë në Ferizaj gjatë fushatës elektorale, ku është pritur me entuziazëm nga qytetarët.
Ai ka vlerësuar pritjen si fantastike, duke theksuar se përkrahja për PDK-në dhe vizionin e saj qeverisës është e madhe.
Sipas Xhelilit, qytetarët e Ferizajt kanë shprehur besim të plotë për fitoren e PDK-së më 9 shkurt, duke e cilësuar modelin e qeverisjes lokale të kësaj partie si një shembull që duhet ndjekur në gjithë Kosovën.
Statusi i plotë:
Vizita ime në Ferizaj gjatë fushatës elektorale ishte fantastike. Përshtypjet që mora nga qytetarët ishin shumë pozitive, dhe u ndjeva i mbështetur dhe i respektuar. Kishim një bashkëbisedim të sinqertë dhe frytdhënës me njerëzit, ku ata shprehën mbështetje dhe besim për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ky respekt dhe kjo përkrahje është shumë e rëndësishme për Kosovën. Qeverisja lokale e PDK-së në Ferizaj, në mënyrë të shkëlqyer, na ka lehtësuar tejmase votën masive të ferizajasve për #MaMirë. Krejt Kosova do ta merr modelin e qeverisjes së mirë të Ferizajt në zgjedhjet komunale pas kthimit të jashtëzakonshëm të PDK-së më 9 shkurt, në nivel qendror.
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅