Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Selver Xhelili, ka falënderuar rrethin e tij të ngushtë familjar dhe farefisin e gjerë për mbështetjen e treguar në rrugëtimin e tij drejt Kuvendit të Kosovës.
Në një postim të tij, Xhelili thekson rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve dhe respektit të ndërsjellë me njerëzit që e kanë mbështetur që para hyrjes në politikë, duke e quajtur këtë si një nga faktorët kryesorë të suksesit në këtë fushatë elektorale.
Statusi i plotë:
Faleminderit shumë rrethit tim të ngushtë familjar, tezeve, dajallarëve dhe tërë farefisin tim të gjerë, për përkrahjen si kandidat për deputet të ardhshëm në Kuvendin e Kosovës.
Unë besoj se vota e çdo qytetari ka rëndësi, por çdokush që ia ka mësyer politikës, duhet ta kuptojë se suksesi varet edhe nga ajo se si i ke ndërtuar e ruajtur lidhjet e mëhershme, para hyrjes në politikë, e jo vetëm në ditët e fushatës, t’i kthehesh miqve, familjes, fisit e fqinjve.
Prandaj, ndihem krenar që kam respekt të ndërsjellë për rrethin e ngushtë familjar e farefisin e gjerë, fqinjtë, miqtë, kolegët dhe tash marr përkrahjen nga të gjithë në rrugëtimin tim për Kuvendin e Kosovës.
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅