Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mobilizojë qytetarët për fitoren e 9 shkurtit, duke mbajtur një tubim entuziast në lagjen “Arbëria” në Gjilan.
Gjatë takimit, kryetari Alban Hyseni dhe kandidatët e listës, Liza Gashi, Ismajl Kurteshi, Arijeta Rexhepi dhe Labinotë Demi Murtezi, theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes masive në zgjedhjet e ardhshme, duke paralajmëruar një mobilizim të fuqishëm për ditën e referendumit, 9 shkurt.
Komunikata e plotë:
Në Arbëri si në çdo lagje, cep më cep me numrin 118.
E madhe është gatishmëria qytetare për të marrë pjesë në tubimet tona, dhe e madhe është mbështetja për Lëvizjen e popullit anë e kënd.
Në tubimin që mbajtëm në Arbëri, kryetari Alban Hyseni dhe kandidatët Liza Gashi, Ismajl Kurteshi, Arijeta Rexhepi dhe Labinotë Demi Murtezi folën për mobilizimin për 9 shkurt, ditën kur festojmë fitoren tonë të madhe.
500 mijë zemra do të rrahin si një, të dielën e referendumit.