Lutfi Haziri, kandidati për deputet në listën e LDK-së me numrin 4, ka vizituar tregtarët e Gjilanit, duke i informuar ata për fazën e dytë të Tregut të Gjelbër, e cila është pjesë e programit “Rruga e Re për Gjilanin”.
Haziri ka theksuar se ky investim ka për qëllim integrimin e tregut me komunitetin dhe finalizimin e tij në mënyrën më të mirë, ashtu siç është ndërtuar Tregu Europian.
Ai ka falënderuar tregtarët për pritjen e ngrohtë dhe ka siguruar ata për angazhimin e tij të vazhdueshëm në zhvillimin e qytetit.
Statusi i plotë:
Patëm kënaqësinë e krenarinë t’i vizitojmë tregtarët e Gjilanit.
Kemi lajme shunë të mira për ta. Në kuadër të programit “Rruga e Re për Gjilanin”, e kemi paraparë edhe fazën e dytë të Tregut të Gjelbër, për ta integruar me komunitetin.
Ashtu siç e ndërtuam tregun europian, vetëm ne e dimë se si duhet të finalizohet.
Ju falënderoj shumë për pritjen e ngrohtë.
Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!