Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Selver Xhelili, ka mirëpritur mbështetësit mërgimtarë të PDK-së në Aeroportin e Prishtinës, duke i falënderuar ata për votimin masiv në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Xhelili ka theksuar rëndësinë e angazhimit të mërgatës për suksesin e PDK-së dhe ka shprehur besimin se do të vazhdojnë të punojnë së bashku për një Kosovë më të mirë, duke mbështetur kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.
Statusi i plotë:
Dola t’i mirëpres mbështetësit mërgimtarë të Partisë Demokratike të Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, nga Gjermania, Zvicra etj., për t’i falënderuar ata për votimin masiv në favor të PDK-së në Zgjedhjet e Përgjithshme të Kuvendit të Kosovës më 9 shkurt 2025. Angazhimi dhe mbështetja e tyre janë jetike për suksesin që po arrijmë, dhe jam i sigurt që do të vazhdojmë të punojmë bashkë për një Kosovë #MAMIRË! Kësaj radhe, mërgata shqiptare e zhgënyer nga qeverisja e deritashme, po ia kthen besimin njeriut profesionist, ekspert i dëshmuar, moralisht i sprovuar si njeri me integritet të lartë, po ia jep votën kandidatit për kryeministër të ardhshëm, votën për Bedri Hamzën.
#MërgatameBedriHamzën
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅