Kandidati për deputet nga AAK me numër 43, Nazim Gagica, shpalos programin zgjedhor që premton siguri dhe zhvillim për fshatrin, Gjilanin dhe mbarë Kosovën.
Në një takim bashkë me kandidatët Ahmet Isufi dhe Zarife Asllani, Gagica theksoi se Aleanca, e cila vepron me fakte konkrete në vend, investon në bujqësi, blegtori dhe infrastrukturë për të krijuar kushte më të mira jetese për qytetarët.
Me falënderime për kontributin e gjatë të Ibish Ibishit dhe për organizimin e Lulzim Harjdarit, ai mbështetet në përkushtimin e diasporës dhe
komunitetit lokal për një të ardhme të ndritur.
Statusi i plotë:
Në Doberçanin e njerëzve të organizuar, atdhetarë e të guximshëm, në vendin që shquhet për ambientin e pastër dhe për banorët që e duan dhe e mbrojnë atë.
Doberçani ka qenë gjithmonë i rreshtuar drejt – një ndër fshatrat e rrallë që mendon kryekëput për banorët e tij dhe investon në të, edhe nga larg, përmes diasporës së tij të përkushtuar.
Sot, me kandidatët për deputetë, Ahmet Isufin dhe Zarife Asllanin, shpalosëm pjesë nga programi ynë zgjedhor, i cili garanton siguri dhe zhvillim për Doberçanin, Gjilanin dhe mbarë Kosovën. Aleanca ka dëshmuar se nuk flet me fjalë, por me vepra – e kemi dëshmuar këtë në Gjilan, e kemi dëshmuar në Kosovë, në çdo segment dhe për të gjithë qytetarët.
Investimi në bujqësi e blegtori, përmirësimi i infrastrukturës dhe lehtësirat e tjera në këto fusha janë pjesë e programit tonë zhvillimor. Kosova do të bëhet vend i jetueshëm për të gjithë!
Faleminderit kolegut tonë Ibish Ibishi për kontributin e jashtëzakonshëm ndër vite për këtë vend, për Gjilanin e për Aleancën. Faleminderit për organizimin kryetarit të nëndegës, Lulzim Harjdari.
✅ 137 për Kosovën Fituese!