Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nazim Gagica, mori pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, ku shprehu mirënjohjen për qytetarët dhe aktivistët që u angazhuan gjatë këtyre 30 ditëve.
Ai theksoi rëndësinë e unitetit dhe mobilizimit në ditën e votimit, duke ftuar qytetarët që nesër të mbështesin Listën Fituese me numrin 137 dhe kandidaturën e tij me numrin 43.
Statusi i plotë:
Përkulemi me admirim para kontributit të secilit qytetar dhe aktivist – për çdo hap, çdo mund dhe çdo angazhim të përbashkët gjatë këtyre 30 ditëve.
E nesër, kur vendoset për të ardhmen e Kosovës, le të jemi bashkë për Listën Fituese – me numrin 137 ✅️ dhe numrin 43 ✅️!