Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se investimi për përmirësimin e furnizimit me ujë në fshatin Pogragjë është në fazat përfundimtare.
Projekti, me një vlerë prej rreth 50 mijë euro, përfshin ndërtimin e një rrjeti të ri ujësjellësi me gjatësi 1 kilometër, një pus të ri me stacion pompimi dhe trafo elektrike.
Ky investim është pjesë e angazhimit të administratës lokale për të siguruar kushte më të mira për të gjithë banorët e komunës, duke siguruar furnizim me ujë të qëndrueshëm dhe cilësor.
Shkrimi i plotë:
💧 Investim për furnizim më të mirë me ujë në Pogragjë, puna po vazhdon me intensitet të lartë.
Me një vlerë prej rreth 50 mijë euro, gjatësi të rrjetit prej 1 kilometër, si dhe ndërtimin e një pusi të ri me stacion pompimi dhe trafo elektrike, jemi në përfundim të një projekti kyç për përmirësimin e furnizimit me ujë në fshatin Pogragjë.
Ky investim është pjesë e angazhimit tonë për të siguruar kushte më të mira për të gjithë banorët, kudo në komunën tonë. Nuk ka zona të harruara—secili fshat, çdo lagje dhe çdo familje meriton shërbime të cilësisë së lartë.
✅ Infrastrukturë më e mirë
✅ Zgjidhje afatgjata për furnizimin me ujë
✅ Investime në çdo pjesë të Gjilanit
#përGjilaninqëduam