Në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një tubim mobilizues në Livoç të Ulët, ku Glauk Konjufca, i dyti në listën 118, bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, dhe kandidatët e tjerë, kanë bërë thirrje për angazhim maksimal në çdo cep të Anamoravës dhe mbarë Kosovës.
Me mesazhin se çdo votë është vendimtare, Vetëvendosje ka theksuar rëndësinë e 9 shkurtit si një “referendum” për të ardhmen e vendit, duke apeluar për një mbështetje masive ndaj listës 118.
Komunikata e plotë:
Nga tubimi në Livoç të Ulët, Glauk Konjufca, numri 2 në listën 118 të fitores së madhe të 9 shkurtit, bashkë me Kryetarin Alban Hyseni dhe kandidatët e tjerë nga Gjilani, bëjnë thirrje për mobilizim cep më cep Livoçit, Anamoravës dhe të gjithë Kosovës.
Nesër është dita e Referendumit në Republikë. Çdo votë ka rëndësinë e veçantë. 500 mijë zemra do të rrahin si një me numrin 118.