Në natën e fundit të fushatës zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje organizoi një tubim madhështor në Zhegër, ku Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, së bashku me Kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, dhe kandidatët e tjerë, bënë thirrje për mobilizim të plotë në ditën e votimit.
Mesazhi kryesor ishte qartësisht i drejtpërdrejtë: nesër është dita e vendimit për progres, dinjitet dhe sovranitet, me 118 si numrin e fitores. Vetëvendosje falënderoi qytetarët për përkrahjen e madhe dhe theksoi se zgjedhjet e 9 shkurtit janë një referendum për të ardhmen e Kosovës.
Komunikata e plotë:
PO FITOJMË
Sonte, në natën e fundit të fushatës, Kryeparlamentari Glauk Konjufca, bashkë me Kryetarin Alban Hyseni dhe kandidatët nga Gjilani, kërkuan që zhegranët të bëhen një me 500 mijë, cep më cep Kosovës për referndumin në Republikë.
Nesër, kemi mundësinë për katër vjet progres, dinjitet, mirëqenie, sovranitet cep më cep me 118.
JU FALEMNDERIT PËR KËTË PËRMBYLLJE MADHËSHTORE – Zhegër, Gjilan