Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Pas votimit ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.
“Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullat parlamentare. I falënderoj qytetarët që kanë votuar deri në këto qaste dhe e ftoj çdo njërin që të votojë. Ushtrojeni të drejtë demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet, përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme”, është shprehur Kurti.