Janë publikuar projeksionet e para të rezultatit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Sipas projeksionit të Kohës, Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve më 42.3%, PDK, 21.3%, LDK 20.40, AAK 6.3%, Lista Serbe 2.1%, Lista për Familjen 2.1% të tjerat 4.2%
Sipas T7, LVV ka marrë 37 %, PDK 23%, LDK 20%, AAK –Nisma 8%.
Ndërsa, Exit-polli i Klan Kosovës e ka nxjerrë LVV-në të parën me 38.2%, PDK-ja me 22.4 %, LDK e treta me 20.1 %, AAK me 7.6 %, si e katërta me radhë.
Kurse, sipas TV Dukagjinit: Lëvizja Vetëvendosje 40.3 %. PDK 21.4 %, LDK 19.3% AAK 7.2 %, Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.