Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se partia e tij nuk do të bëj koalicion me LVV-në e cila sipas exit polleve ka dal e para.
Haradinaj ka thënë se rezultati i tanishëm tregon, se qeverinë duhet ta krijojnë partitë opozitare, me të cilat tha se do të bashkëpunojë me to për formimin e qeverisë së re, transmeton Zeri.info.
“Jemi gëzuar që është krijuar mundësia me krijua qeverinë opozita dhe do të bashkëpunojmë me partitë opozitare për krijimin e qeverisë”, tha Haradinaj para mediave./Zëri