Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore bindëse në komunën e Gjilanit.
Nga numërimi i afro 80% të votave në këtë komunë nga KOmisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultati del të jetë ky; LVV ka marrë 51.54%, pasuar nga LDK me 21.73, PDK 17.06 si dhe AAK-Nisma 2,73%.
Ndërkohë, në nivel vendi janë numëruar mbi 80 për qind e votave ose 2 mijë e 333 nga 2 mijë e 533 vendvotime sa janë gjithsej.
Sipas rezultateve aktuale LVV ka 41.29 për qind, PDK 21.83 për qind dhe LDK 17.75 për qind të votave.