Një person në Gjilan është arrestuar pas një sulmi ndaj një zyrtari policor.
I dyshuari kishte shkuar në një qendër votimi pas mbylljes së saj, rreth orës 20:30.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar në qendër votimi edhe pse qendra ishte mbyllur dhe nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu larguar duke tentuar të sulmoj zyrtarin policor. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.