Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka shpallur fitoren në zgjedhjet e vitit 2025, duke falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.
Në një deklaratë, ata theksuan angazhimin e jashtëzakonshëm të aktivistëve dhe strukturave, të cilët punuan pa u ndalur gjatë fushatës. Lëvizja shprehu mirënjohje edhe për mbështetësit që, pavarësisht se nuk janë takuar personalisht, kontribuan në këtë fitore.
Po ashtu, diaspora e Kosovës u përmend për mobilizimin e saj në mbështetje të partisë dhe Kryeministrit Albin Kurti.
Komunikata e plotë:
Të dashur qytetarë,
Ne fituam dhe jemi të parët!
Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen e madhe që na keni dhënë gjatë këtyre zgjedhjeve, duke besuar gjithnjë se është e mundur që vendi ynë të bëhet vend më i mirë për të gjithë ne dhe ata që do të vijnë pas nesh.
Jemi mirënjohës ndaj secilit aktivist e seciles aktiviste dhe strukturave tona që nuk u ndalën gjatë gjithë muajit duke dëshmuar angazhim të jashtëzakonshëm për arritjen e këtij rezultati.
Posaçërisht falënderojmë mbeshtetësit tanë që nuk i kemi takuar asnjëherë, por që punuan shumë për këtë fitore. Ata janë shumë dhe ne ndonëse nuk i njohim nga afër, e ndiejmë forcën dhe energjinë e tyre, e punën dhe besimin e sinqertë.
Diaspora jonë edhe kësaj here ishte e mobilizuar në gjithë botën në mbështetje të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrit Albin Kurti.
Vazhdojmë bashkë për Republikën tonë!
Urime fitorja!
JU FALEMIMDERIT.