Pas zgjedhjeve të mbajtura në Kosovë të dielën, tashmë janë bërë të ditur rezultatet përfundimtare, duke u publikuar edhe rezultatet për secilën komunë dhe partinë që ka marrë më së shumti vota.
Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë dhe ajo që ka fituar në më së shumti komuna në Kosovë. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka publikuar një hartë ku shfaqen komunat ku ka fituar partia e tij.
Në një postim në Facebook, Hyseni ka falënderuar qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës për mbështetjen ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Statusi i plotë:
Faleminderit Gjilanit tim ❤, faleminderit Anamoravës e Kosovës!
Gjilani është zemra e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, vendi ku angazhimi dhe puna për të mirën e përbashkët kanë sjellë ndryshim. Sikur deri tash edhe në të ardhmen, jemi në shërbimin tuaj e të vendit.
#përGjilaninqëduam #CepmëCep